​Vokshi i pafat në lëshimin e dytë në Lojërat Olimpikë Dimërore

Sporti

​Vokshi i pafat në lëshimin e dytë në Lojërat Olimpikë Dimërore

Më: 24 janar 2024 Në ora: 09:17
​Vokshi i pafat në lëshimin e dytë në Lojërat Olimpikë Dimërore

Skitari kosovar Klos Vokshi ka garuar sot në Lojërat Olimpike Dimërore për të rinj Gangëon 2024

Vokshi garoi në disiplinën e sllallomit të madh, në të cilën ishte i pafat, pasi në lëshimin e dytë doli nga shtegu. Në lëshimin e parë doli i 54-ti prej 79 garuesve. Krahas tij, garën nuk e përfunduan edhe 29 skitarë tjerë.

Në disiplinën e njëjtë, por tek vajzat, dje garoi Lirika Deva, e cila doli e 31-ta.

Vokshi e Deva janë skitarët e vetëm që po e përfaqësojnë Kosovën në LOD për të rinj, që po mbahen në Gangëon të Koresë së Jugut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat