Media serbe kritikon ministrin serb: Refuzoi të përballet me Kosovën, dëmtoi rëndë ëndrrat! Kosova shkon më tej

Sporti

Media serbe kritikon ministrin serb: Refuzoi të përballet me Kosovën, dëmtoi rëndë ëndrrat! Kosova shkon më tej

Nga: K. Goca Më: 30 janar 2024 Në ora: 16:45
Gajiq, një ministër i ndikuar nga mendësia e ultë serbe

Serbët po e kuptojnë realitetin se politikës po ia shohin sherrin deri në pikën e fundit.

Serbët po e kuptojnë se Serbia po vepron me mendësi të ultë duke shkaktuar skandale në rrafshin ndërkombëtare në lidhje në raport me shtetin e Kosovës. 

Kosova është shtet i njohur ndërkombëtarisht dhe Serbia e ka alergjia që të përballet në fushë me sportistët tanë, ndoshta edhe nga frika se mund të mposhten në fushën e lojës.

Skandalet e Serbisë, e para kur penguan kombëtaren e Kosovës në hendboll U20 me 23 mars të vitit 2018 në kualifikueset në Kampionatin Botëror në afërsi të Beogradit dhe morën dënimin shembullor nga Federata e Hendbollit Evropian (15 mijë euro dhe dy vite ndalesë paraqitje në rrafshin ndërkombëtar), pastaj penguan kombëtaren e karatesë që të garojë në Novi Sad në Kampionatin Evropian, penguan kombëtaren e Kosovës në boks që të marrin pjesë në Kampionatin Botëror që u mbajt në Beograd.

Media serbe “Scatter” i numëron disa gjëra dhe kërkon që ë kthjellët Serbia.

“Në garën e kualifikimeve zonale të Kampionatit Evropian në Maqedoninë e Veriut, skuadra serbe e volejbollit U18 papritur u bë qendër e polemikave kur ata refuzuan të luanin kundër ekipit të Kosovës.

Ky vendim, i cili u mbështet nga Zoran Gajiq, ministri i Sportit në Qeverinë e Republikës së Serbisë, dëmtoi rëndë ëndrrat e volejbollit, duke i mohuar kështu kombëtares serbe shansin për të shkuar në Kampionatin e ardhshëm Evropian”, shkruan media serbe.

Kosova e ka fituar përballjen në tavolinë zyrtare, me rezultat 3:0. 

Më tej ia kujton disa gjëra tjera ministrit serb.

“Problemi komplikohet edhe më shumë nga fakti se në vendimin e kombëtares për të mos luajtur, një rol të madh ka luajtur ministri i Sportit serb Zoran Gajiq.

Angazhimi i tij vë në pikëpyetje raportin mes politikës dhe sportit, gjë që mund të ndikojë në reputacionin e Serbisë në botën e sportit ndërkombëtar.

Zgjedhja mund të ketë një ndikim të rëndësishëm në shanset e volejbollit serb në të ardhmen, si dhe në brezin aktual të lojtarëve.

Ekipet që morën pjesë në të vërtetë në kompeticion tani janë në qendër të vëmendjes teksa shpaloset skandali. Kosova është një nga katër kombëtaret që kalon në fazën tjetër kualifikuese, edhe pse nuk ka fituar asnjë ndeshje në fushë. Duke përfituar nga përjashtimi i Serbisë nga gara, Kosova do të shkojë në Kampionatin Evropian së bashku me Rumaninë, Turqinë, Greqinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Pas kësaj kthese të papritur të ngjarjeve, komuniteti serb i volejbollit dhe avokatët e tij duhet të përballen me daljen nga përzgjedhja e kombëtares së kadetëve. Historia shërben si një kujtesë kthjelluese e marrëdhënies së pasigurt që ekziston midis politikës dhe sportit, si dhe vlerën e ruajtjes së integritetit, sjelljes sportive dhe lojës së ndershme në kontekstin e garave ndërkombëtare”, ka shkruar media serbe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat