​Krasniqi: Rita Ora dhe Dua Lipa mund të performojnë në hapjen e Lojërave Mesdhetare 2030

Sporti

​Krasniqi: Rita Ora dhe Dua Lipa mund të performojnë në hapjen e Lojërave Mesdhetare 2030

Më: 8 shkurt 2024 Në ora: 13:37
Zëdhënësi për media i Komitetit Olimpik të Kosovës

Ceremonia hapëse e Lojërave Mesdhetare të vitit 2030 që do të zhvillohen në Kosovë mund të jetë shumë më spektakolare se sa mund të imagjinohet.

Kjo pasi në këtë ceremoni mund të përformojnë dy yjet botërore të muzikës, Rita Ora dhe Dua Lipa.

Këtë e ka bërë të ditur zëdhënësi për media i Komitetit Olimpik të Kosovës në Konferenca ndërkombëtare “Kufijtë e Lirisë së Fjalës”, ku nikoqire është Agjencia e Lajmeve KosovaPress.

Ai tha se në këto lojëra nuk do të ketë vetëm sport, por edhe kuklturë dhe art dhe është duke u punuar që të sigurohet performanca e të dy yjeve në atë mbrëmje të madhe.

Krasniqi: Rita Ora e Dua Lipa mund të performojnë në hapjen e Lojërave Mesdhetare

“Kur jemi tek investime, dua të ndalem këtu, qeveria e cila ka qenë partner i fuqishëm këtu dhe pa mbështetjen e tyre do të ishte i pamundur të fitohet një organizim i tillë, ka premtuar dhe ka garantuar që do të investojë mbi 250 milionë euro në infrastrukturën sportive. Do të ndërtohet stadiumi nacional, i shumëpërfolur deri më tani, por që tani ka një garancion që duhet patjetër të ndërtohet të paktën deri në vitin 2029 sepse në atë stadium përveç që do të organizohen ndeshjet e futbollit parashihet që të zhvillohet edhe ceremonia hapëse dhe mbyllëse e që pritet t’i ketë 30 mijë tifozë të pranishëm në ceremonisë hapëse. Pra, këtu nuk do të ketë vetëm sport, do të ketë edhe kulturë dhe art dhe njëra prej mundësive që të përformojë në ceremoninë hapëse njëra ose dy yjet tanë të muzikës siç janë Rita Ora dhe Dua Lipa, pra është edhe kjo mundësi që t’i kemi të pranishme që të joshim sa më shumë turistë ne ceremoninë hapëse dhe jo vetëm”, tha Krasniqi.

Tutje, Krasniqi shtoi se Kosova e pati më të lehtë ta fitojë organizimin e kësaj ngjarje të madhe për shkak të rezultateve mbresëlënëse që kanë arritur në arenën ndërkombëtare vajzat e xhudos duke siguruar medalje të arta evropiane e botërore.

Krasniqi: Sukseset e xhudos ia kanë mundësuar Kosovës ta fitojë organizimin e Lojërave Mesdhetare

“Sukseset që u përmenden me vajzat tona kanë ndikuar shumë që Kosovës t’i besohet një organizim i tillë...Me dy pjesëmarrjet tona në Lojërat Olimpike, kemi arritur t’i fitojmë tri medalje të arta, të tria nga vajzat, të tria nga sporti i xhudos dhe për koiçidencë të tria vijnë nga e njëjta komunë, komuna e Pejës dhe çfarë është më e rëndësishmja, vijnë nga një lagje, shtëpitë e tyre janë rreth 100 metra larg njëra-tjetrës. Çelësi kryesor i këtij suksesi është trajneri Driton Kuka, fal të cilit ne besojmë shumë që gjatë këtij viti, jemi në vitin olimpik dhe në verë do të organizohen Lojërat Olimpike Parisi 2024 që për ne janë të tretat, ne besojmë shumë që nga një medalje që nga një medalje që e kemi arritur nga Rio 2016 dhe dy në Tokio 2020, këtë herë synojmë që jo vetëm nga xhudo por edhe nga sportet tjera të kemi medalje të reja olimpike.”, u shpreh Krasniqi.

Në panelin e dytë, folës është presidenti i Bordit të Prishtina MALL, Fatmir Zymberi, udhëheqësi i Kolegjit UBT Edmond Hajrizi, profesoresha universitare Besa Luzha, Kushtrim Krasniqi nga Komiteti Olimpik i Kosovës dhe Tualant Hodaj nga Federata e Futbollit të Kosovës, të cilët do të paraqesin pikëpamjet rreth mundësisë së krijimit të sinergjive për mbështetje të iniciativave inovative që avancojnë prosperitetin shoqëror. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat