Chiefs e fitojnë Superbowlin për të dytën herë radhazi

Sporti

Chiefs e fitojnë Superbowlin për të dytën herë radhazi

Më: 12 shkurt 2024 Në ora: 09:57
Foto ilustrim

Kansas City Chiefs po i vënë themelet e një dinastie në futbollin amerikan pasi e kanë fituar Superbowlin e tretë brenda pesë vjetësh.

Ata e fituan trofeun më të çmueshëm të sporteve në Amerikë për të dytën herë me radhë duke e mundur San Francisco 49ers me rezultat të ngushtë, 25:22.

U desh që loja të vendosej pas vazhdimeve pasi që në kohën e rregullt pas katër çerekëve ndeshja kishte qenë 19:19.

Mirëpo edhe njëherë u dëshmua përvoja dhe guximi i Mahomesit i cili u zgjodh MVP i Superbowlit për të tretën herë, dhe i cili e bëri edhe pasimin vendimtar për Mecole Hardmanin në të vdekur të sekondave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat