Abakarov është spektakolar, siguron finalen e Kampionatit Europian të Mundjes

Sporti

Abakarov është spektakolar, siguron finalen e Kampionatit Europian të Mundjes

Më: 17 shkurt 2024 Në ora: 16:52
Zelimkhan Abakarov

Zelimkhan Abakarov vazhdon të përfaqësojë mëse denjësisht ngjyrat e flamurit shqiptare, teksa sot ka siguruar një tjetër finale të rëndësishme ndërkombëtare.

Mundësi ka arritur në finalen e Kampionatit Europian të Mundjes që po zhvillohet në Bukuresht të Rumanisë, duke fituar radhazi tre ndeshjet e tij që i siguruan minimalisht medaljen e argjendtë.

Duke garuar në stilin e lirë në peshën 61 kg, Abakarov mundi në ndeshjen e parë moldavin Mezhlum Mezhlumyan me rezultatin e pastër 9-0. Ndeshja e dytë, ndaj gjeorgjianit Shota Phartenadze ishte më e luftuar, teksa u mbyll me shifrat 7-5 për mundësin kuqezi.

Ky i fundit, ka treguar dominimin e tij absolut në ndeshjen e tretë, atë që i siguroi finalen, duke mundur me rezultatin 10-0 gjermanin Niklas Stechele.

Kështu, ai do të garojë nesër për medaljen e artë në finalen e këtij aktiviteti, ku është konfirmuar si një ndër më të mirët në kontinent.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat