Vendimet e mbledhjes 32 të BE të Komitetit Olimpik të Kosovës

Sporti

Vendimet e mbledhjes 32 të BE të Komitetit Olimpik të Kosovës

Më: 29 shkurt 2024 Në ora: 19:56
Pamje nga mbledhja

Bordi Ekzekutiv i KOK-ut, nën udhëheqjen e presidentit Ismet Krasniqi, mbajti mbledhjen e 32-të, në të cilën shqyrtoi pikat e rendit të ditës, ku kryesisht u diskutuan pikat që kanë të bëjnë me Asamblenë e Punës, e cila mbahet më 27 mars 2024 në Hotel Emerald.

"Fillimisht, presidenti i uroi mirëseardhje anëtarit të ri të BE, Arben Fetahu, i cili zëvendësoi të dorëhequrin, Jeton Beqiri", njofton KOK.

U miratua Raporti i Punës 2023

U miratua Plani i Punës (Veprimit) 2024

U miratuan pasqyrat financiare 01 janar – 31 dhjetor 2023

U miratua raporti i auditorit të jashtëm për pasqyrat financiare 01 janar – 31 dhjetor 2023

U diskutua edhe për letrën e Ministrisë për Kulturë, Rini e Sport, në lidhje me çështjen e federatave sportive të pa licencuara, para Asamblesë së Punës 2023.

BE i KOK-ut shqyrtoi edhe ankesat e federatave sportive për listën e bursave “Shpresa Olimpike 2024".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat