Nderim Saraçi për herë të shtatë fitues i Kupës individuale të Kosovës

Sporti

Nderim Saraçi për herë të shtatë fitues i Kupës individuale të Kosovës

Gani Kosumi Nga Gani Kosumi Më 2 mars 2024 Në ora: 15:41
Pamje nga gara

Organizuar nga Federata e Shahut të Kosovës në Sallën e shahut në Qendrën e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë janë zhvillua takimet e pjesës finale të Kupës individuale të Kosovës në shah.

Në finale u ballafaquan dy mjeshtrit ndërkombëtar të Kosovës, Nderim Saraçi dhe Bedri Sadiku.

Nderim Saraçi që është kampion i 10-të fishtë i Kosovës dhe kampion në shahun blic dhe atë rapid, ka shënuar fitore në këtë ballafaqim dhe ka fitua Kupën e Kosovës për vitin 2024. Kjo është kupa e shtatë e Kosovës e fituar nga Saraçi.

Në takimin për vend të tretë ashtu siç pritej, Muhamet Asllani ka mundur shahistin e ri, Lir Bashën.

Për Bashën ky është suksesi i tij më i madh ngase ka garuar në konkrrencën për të rritur.

Në fund, Armend Budima, kryeyar i Federatës së Shahut të Kosovës për më të dalluarit ndau kupat, medaljet dhe diplomat.

Drejtësinë e ndau, gjyqtari ndërkombëtar Burhan Misini.

Të dielën, më 3 mars, në ambientet e Kolegjit AAB do të mbahet Turneu Ndërkombëtar i shahut Adem Jashari 2024, ku pritet që pjesëmarrës të jenë shahistë nga Kosova dhe shtetet e rajonit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat