Daniel Patti, shpreh mirënjohjen për bashkëpunimin e KOK-ut me FPK-në

Sporti

Daniel Patti, shpreh mirënjohjen për bashkëpunimin e KOK-ut me FPK-në

Më: 8 mars 2024 Në ora: 15:24
Pamje nga takimi

Drejtuesit e KOK-ut, presidenti Ismet Krasniqi dhe sekretari i përgjithshëm, Besim Aliti, kanë pritur ish-presidentin e Federatës Ndërkombëtare të Padelit, Daniel Patti, njëherit këshilltar i Bordit për Anëtarësim të Federatave në GAISF dhe WADA.

Patti, që shoqërohej nga drejtuesit e Federatës së Padelit të Kosovës, kryetari Besim Shulemaja dhe sekretari i përgjithshëm, Jusuf Kika, po e viziton Kosovën me rastin e hapjes së qendrës së padelit në Kosovë.

Presidenti Krasniqi falënderoi ish-presidentin Patti për mbështetjen dhënë FPK-së, derisa i shprehu mbështetjen e plotë të KOK-ut, që prej formimit të Federatës së Padelit të Kosovës, e gjithashtu në masivizimin e këtij sporti në vendin tonë.

Nga ana e tij, Daniel Patti, shprehu mirënjohjen për bashkëpunimin e KOK-ut me FPK-në, derisa mbeti i impresionuar me entuziazmin e FPK-së për ngritjen e këtij sporti në Kosovë dhe arenën ndërkombëtare.

Drejtuesit e KOK-ut, përfshirë edhe nënpresidentin Milaim Kelmendi, morën pjesë edhe mbrëmë në hapjen e qendrës së Padelit, ku të pranishëm ishin edhe personalitete nga sporti, kultura dhe politika.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat