Kurti takon presidentin e Komitetit Paralimpik Ndërkombëtar

Sporti

Kurti takon presidentin e Komitetit Paralimpik Ndërkombëtar

Më: 18 mars 2024 Në ora: 19:55
Foto nga takimi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, priti në takim presidentin e Komitetit Paralimpik Ndërkombëtar, Andreë Parsons. Pjesëmarrëse ishte dhe Njomza Emini, Presidente e Komitetit Paralimpik të Kosovës.

Në njoftim thuhet se temat qendrore të takimit ishin anëtarësimi i Komitetit Paralimpik të Kosovës në Komitetin Paralimpik Ndërkombëtar, i cili u arrit në gusht të vitit të kaluar si dhe pjesëmarrja e shtetit tonë në Lojërat Paralimpike, Paris 2024, për herë të parë.

“Gjithashtu u trajtuan dhe mundësitë për zgjerimin e përfshirjes në aktivitete sportive edhe për personat me nevoja të veçanta në Kosovë dhe krijimin e kushteve sa më të përshtatshme për qasjen e tyre në mekanizma të ndryshme”, thuhet në njoftim.

Më tej thuhet se u theksua se mbështetja dhe përkushtimi i Qeverisë për Personat me Aftësi të Kufizuara në përgjithësi, përfshirë dhe fushën e sportit, vijon të mbetet e palëkundur.

Viti 2022 ishte shpallur edhe vit i Personave me Aftësi të Kufizuara nga Qeveria e Kosovës, ku edhe u organizuan në vazhdën e aktiviteteve të parapara nga të gjitha institucionet, edhe aktivitete sportive e kulturore nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat