U organizua seminar për gjyqtarët kombëtar

Sporti

U organizua seminar për gjyqtarët kombëtar

Më: 7 prill 2024 Në ora: 21:01
Pamje nga takimi

Me 6 prill, Federata e Pingpongut e Kosovës në kuadër të ngritjes së kapaciteteve të burimeve njërzore, në hapësirat e Hoteli Venus, organizoi Seminar për Gjyqtarët Kombëtar.

Kryetarit, Nehat Çitaku, e hapi seminarin me një fjalë përshëndetëse duke i informuar të pranishmit për rëndësinë e madhe që ka komuniteti i gjyqtarëve për mbarëvajtjen e aktiviteteve të FPPK-së si dhe për përditësimin e njohurive me rregulla të reja ne këtë sport të aprovuara nga ITTF-i.

E lidhur me këto tema afër 50 gjyqtarëve kombëtarë e kandidatëve për gjyqtar të rinj ju ligjëruan, z. Isak Maxhera - Kryetar i Komitetit të Gjyqtarëve dhe z. Naim Azemi, Gjyqtar Ndërkombëtar.

Pas përfundimit të seminarit dhe pyetjeve të shumëta nga të pranishmit u organizua një testim për të gjithë të pranishmit.

Në fund të aktivitetit u promovua uniforma e re e gjyqtarëve si dhe u organizua një iftar të përbashkët.

Gjatë qershorit pritet të organizohet seminari i ardhshëm për gjyqtarët kombëtar dhe kandidatë të rinj. Ndërsa gjatë këtij viti do të organizohet edhe seminari dhe testimi për gjyqtarët ndërkombëtar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat