KPP Priping e fillon furishëm

Sporti

KPP Priping e fillon furishëm

Më: 14 prill 2024 Në ora: 22:03
KPP Priping

Klubi i Pingpongut Priping, një ndër pretendentët për titullin e Superligës, sot në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, ka filluar Superligën e Kosovës në pingpong me një hap të sigurt, duke shënuar dy fitore të rëndësishme në javën e parë të kësaj lige.

Në xhiron e parë, PRiPING u përball me Klubin e Pingpongut Gani Malokun nga Ferizaj, një ekip që sapo është inkuadruar në ligën elitarë të pingpongut.

Ndeshja, e cila u zhvillua në një atmosferë të ngjeshur dhe me shumë pikë atraktiv, përfundoi me rezultat 4:1 në favor të vendasve. 

Image

KPP Priping

“Ndeshjen e parë e zhvilloi Yll Dragidella, kundër majtakut Sylejman Çerkini, ku përvoja e Yllit ia siguroi fitoren e parë Pripingut me rezultat 3:0, për ta kaluar kështu në epërsi 1 me 0 me lojë për Pripng.

Ndeshja e dytë e realizuar mes përforcimit të KPP Priping, Leart Beqiri, kundër Yll Malokut, përfundoi me rezultat të ngushtë 3:2 për Malokun për të barazuar rezultatin 1:1 me lojë.

Ndeshjen e tretë e zhvilloi Sina Keyhan kundër kampionit të Kosovës për moshat U15, Adriatik Maloku, ku Sina e mposhti me rezultat bindës 3 me 0, për të avancuar 2 me 1 me lojë për Priping. Ndeshja e katërt në cifte u fitua nga dyshja e Pripingut Sina Keyhan – Yll Dragdiella për të avancuar në 3 me 1 me lojë.

Ndeshja e pestë edhe pse pritej të jetë me e balancuar, Yll Dragidella fitoi me rezultat 3 me 0 kundër Yll Malokut për të përmbyllur kështu ndeshjen e xhiros së parë me rezultat final 4:1.
Në ndeshjen e dytë të javës, PRiPING u përball me KPP Shkolla Prizreni, ku edhe fitoi klubi favorit nga Prishtina, 4:0 me lojë, për të siguruar kështu fitoren e dytë, në kuadër të javës së parë të Superligës së Kosovës.

Sfida e ardhshme për PRiPING do të jetë të ruajë këtë nivel të performancës dhe të fitojnë ndaj klubeve që kanë përvojë më të gjatë në Superligë. Me një fillim kaq të fortë, PRiPING tashmë është duke u shikuar si një pretendent i fortë për titullin e Superligës.

Është e qartë se pingpongu në Kosovë po bëhet gjithnjë e më atraktiv më investimet e klubeve në avancimin e pingpongistëve vendor dhe me angazhimin e lojtarëve të huaj”, njofton KPP Priping.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat