Olti Behluli i pari në Ligën Rajonale Ballkanike! Ardian Lamaxhema mburret me garuesit e tij  

Sporti

Olti Behluli i pari në Ligën Rajonale Ballkanike! Ardian Lamaxhema mburret me garuesit e tij  

Më: 14 maj 2024 Në ora: 23:57
Ardian Lamaxhema me garuesit e tij

]Trajneri i klubit pingpongut “Ahmet Hoxha MK” nga Ferizaj, Ardian Lamaxhema, mburret me garuesit e tij, me lojërat të mira dhe rezultatet që po shënojnë.

Pingpongistët e pingpongistet e këtij klubi tregua paraqitje fantastike në Ligën Rajonale ballkanike, ku Olti Behluli doli kampion për U13.  

Kjo garë u mbajt në Prishtinë.

“Përfaqësim voluminoz i anëtarëve të kombëtares së Kosovës nga lojtaret e klubit tonë të udhëhequr nga trajneri Ardian Lamaxhema “, njofton KPP “Ahmet Hoxha MK”.

 Ligën Rajonale Ballkanike 

1. Olti Behluli - kampion i pamposhtur në kategorinë U - 13 
2. Maxhire Sojeva - nënkampion  U - 15 
3. Amant Sejdiu - nënkampion  U - 15
4. Lira Hashani  - e treta - U - 11

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat