Twitter teston opsionin që grumbullon lajmet e rëndësishme

Teknologji

Twitter teston opsionin që grumbullon lajmet e rëndësishme

Më: 31 janar 2019 Në ora: 08:24
Twitter

Rrjeti social Twitter po e teston një opsion të ri, që iu mundëson të mësoni të gjitha lajmet më të rëndësishme që në mëngjes.

Përditësimi që për momentin po testohet në aplikacionin Android, grumbullon informatat më të rëndësishme dhe i vë në krye të llogarive, teksa ka sipër paralajmërimin “mësoni se çfarë iu ka humbur, kur ju nuk ishit të kyçur”.

Menaxheri i produkteve në Twitter, Wally Gurzynski ka thënë se ky opsion iu ndihmon shfrytëzuesve që t’i marrin lajmet që iu kanë ikur, që nga hera e fundit kur kishin qasje në Twitter.

“Njerëzit hyjnë në Twitter, për të marrë lajme dhe të lexojnë bisedat që i rrethojnë ato. Me këtë opsion, do t’ju mundësojmë shfrytëzuesve t’i marrin lajmet, të cilat janë shpërndarë dhe diskutuar prej ndjekësve të tyre” ka thënë Gurzynski.

Nuk thuhet data se kur lansohet ky përditësim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat