“Google” gjobitet me 1.49 miliardë euro, ja arsyeja

Teknologji

“Google” gjobitet me 1.49 miliardë euro, ja arsyeja

Më: 9 prill 2019 Në ora: 09:59
Foto ilustrim

Kjo është gjoba e dytë për gjigandin e teknologjisë, pasi edhe vitin e kaluar mori gjobë me shumën 4.34 miliardë euro.

Mediat e huaja shkruajnë se kësaj radhe ndëshkimi për “Google”-in erdhi për bllokimin që u ka bërë reklamave të konkurrentëve përmes shërbimit të tij “Adsense”. Akuza është, ajo e abuzimit me dominimin ne treg.

Komisioni Europian e kritikoi “Google”-in se ka vendosur klauzola kufizuese ne kontratat me palë të treta konkurruese duke limituar mundësitë e veprimit me reklamat.

Lidhur me këtë vendim ka folur komisionerja europiane e konkurrencës, Margrethe Vestager, e cila deklaroi se këto ishin praktika të paligjshme që bien ndesh me rregullat e bllokut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat