WhatsApp anulon planet e lansimit të sistemit për errësimin e ekranit

Teknologji

WhatsApp anulon planet e lansimit të sistemit për errësimin e ekranit

Më: 4 maj 2019 Në ora: 18:21
WhatsApp

Platforma komunikuese WhatsApp i ka anuluar planet, për lansimin e sitemit që e errëson ekranin e telefonave Android.

Raportohet se aplikacioni që është në pronësi të Facebook, donte të ndiqte hapat e Apple dhe Twitter, që të dyja ofrojnë mundësinë e ndryshimit të sfondit.

Mirëpo, WEBetaInfo që është ueb-fqja që ofron lajme rreth WhatsApp, i ka shuar ëndrrat e përdoruesve, që e prisnin këtë opsion.

“Mund të jetë shumë ironike, por WhatsApp anuloi planet për errësimin e ekranit, që i ka zhvilluar deri më tani” thuhet në postimin që e ka bërë WEBetaInfo.

Kjo nuk iu ka pëlqyer përdoruesve, që e prisnin përditësimin e paralajmëruar, që është treguar shumë efikas në mbrojtjen e syve gjatë leximit natën dhe ruajtjen e baterisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat