Google “godet” Huawei-n, kufizime në sistemin Android

Teknologji

Google “godet” Huawei-n, kufizime në sistemin Android

Më: 20 maj 2019 Në ora: 08:30
Huawei

Google ka ndaluar krijuesin e telefonit Huawei nga disa përditësime në sistemin operativ Android, duke i dhënë një goditje firmës kineze.

Dizajni i ri i telefonave inteligjentë Huawei do të humbasi akses në disa aplikacione të Google.

Ky veprim vjen pasi administrata Trump shtoi Huawei në një listë të kompanive që firmat amerikane nuk mund të tregtojnë nëse nuk kanë licencë.

Në një deklaratë, Google tha se ishte “në përputhje me rendin dhe shqyrtimin e implikimeve”.

Huawei nuk pranoi të komentojë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat