Microsoft ndalon shitjet e laptopëve Huawei - Bota Sot
Microsoft ndalon shitjet e laptopëve Huawei

Teknologji

Microsoft ndalon shitjet e laptopëve Huawei

Më: 22 maj 2019 Në ora: 22:09
Ilustrim

Kompania Microsoft ka ndaluar shitjet e laptopëve Huawei MateBook X Pro në dyqanet e saj online pasi kompania kineze u vu në listën e zezë të Qeverisë amerikane.

Vendimi vjen pas lajmeve se Google do të ndalonte përdorimin e Android dhe shërbimeve të kompania për Huawei.

Megjithatë mbetet për t’u parë nëse Microsoft do të bllokojë përditësimet e laptopëve Huawei me Windows 10 të instaluar.

MateBook X Pro është hequr nga dyqani online i Microsoft gjatë fundjavës, ku me këtë veprim kompania po i bindet kërkesave të qeverisë Amerikane për të ndaluar së bëri biznes me kompaninë.

Frika se kompania mund të bllokojë plotësisht përditësimet e Windows 10 është shtuar pas këtij veprimi.

Në fund të javës së kaluar, Administrata e presidentit amerikan Donald Trump e vendosi Huawei Technologies Co Ltd në listën e zezë tregtare, duke zbatuar menjëherë kufizime që do ta bëjnë jashtëzakonisht të vështirë për kompaninë të bëjë biznes me homologët amerikanë. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...