Kompania ajrore skandinave SAS dhe ajo evropiane Airbus njoftuan sot partneritetin e tyre për të studiuar ekosistemin dhe nevojat e avionëve hibridë dhe elektrikë.
"Partneriteti do të përfshijë një projekt kërkimor për të përshtatur sa më mirë avionët hibridë elektrikë për përdorim tregtar në shkallë të gjerë”, njoftoi SAS në një komunikatë.
Bashkëpunimi, që pritet të nisë në qershor dhe të vijojë deri në dhjetorin e vitit 2020, do të ketë në fokus përshtatjen e infrastrukturave, kryesisht të aeroporteve.