Shfletimi pa reklama do të bëhet shumë më i shpejtë

Teknologji

Shfletimi pa reklama do të bëhet shumë më i shpejtë

Më: 1 korrik 2019 Në ora: 21:05
Foto

Së fundi Gogle prezantoi “Manifest V3” një suitë e re ndryshimesh për shfletuesin Chromium të cilat do ta bëjnë më të vështirë bllokimin e reklamave.

Tashmë një shfletues i cili përdor teknologjinë Chromium prezantoi një teknologji të re të bllokimit të shpejtë të reklamave e cila është shumë më e shpejtë se kurrë më parë.

Sot një numër shfletuesish përfshirë Opera, Brave e madje dhe Microsoft Edge punojnë me motorin Chromium të Google.

Si rezultat është Google që vendos kushtet dhe për këtë propozoi Manifest V3. Ky i fundit thotë se do të përshpejtojë shfletimin duke bllokuar një API të quajtur webRequest por nga ana tjetër mund të nxjerrë jashtë funksioni bllokuesit e reklamave të palëve të treta.

Kjo do të kishte efekt pozitiv për biznesin e reklamimit të Google. Brave, së bashku me Opera dhe Vivaldi deklaruan se do të mbanin standardin webRequest përkundër asaj që kërkon Google të bëjë në mënyrë që bllokuesit e tyre të reklamave të vazhdojnë të jenë funksionalë.

Brave për ta bërë këtë proces më të shpejtë dhe më efikas ka vendosur ta rindërtojë bllokuesin nga e para duke përdorur gjuhën Rust të Mozilla në vend të C++. Rezultatet janë të disponueshme për tu provuar në kanalet Dev dhe Nightly të kompanisë.

Inspiruar nga bllokuesit popullor të reklamave si Ghostery dhe uBlock Origin, Brave ka rindërtuar algoritmet e tij duke rritur shpejtësinë me 69 herë. Kjo do të thotë se procesorët tashmë kanë më shumë kohë për të performuar funksione të tjera duke e bërë shfletimin pa reklama shumë më shpejtë dhe më pak ndëshkues për kompjuterat tanë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat