Venezuela shfuqizon fotoshopin - Bota Sot
Venezuela shfuqizon fotoshopin

Teknologji

Venezuela shfuqizon fotoshopin

Më: 9 tetor 2019 Në ora: 07:29
Foto ilustrim

Aplikacioni më i popullarizuar i përpunimit dhe manipulimit të fotove Photoshop nuk është më zyrtarisht në dispozicion në Venezuelë.

Përkatësisht, për shkak të sanksioneve amerikane ndaj këtij vendi, Adobe duhej të pezullonte shitjen zyrtare të Photoshop dhe aplikacione të tjera - Premiere, Light Room, etj. Gjithashtu, përdoruesit në Venezuelë nuk do të jenë më në gjendje të përdorin aplikacionet Adobe Creative Cloud përmes Internetit.

SHBA ndaloi ose kufizoi eksportet e programeve kompjuterike dhe teknologjisë në Kinë, Venezuelë, Rusi dhe Korenë e Veriut në fillim të këtij viti. Vlerësimet janë që kompanitë amerikane humbasin më shumë se 140 miliardë dollarë në vit për shkak të piraterisë së programeve kompjuterike dhe shkeljes së patentave.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...