MSI paralajmëron pllakën amë TRX40 Creator

Teknologji

MSI paralajmëron pllakën amë TRX40 Creator

Më: 12 tetor 2019 Në ora: 20:13
TRX40 Creator

AMD ka konfirmuar se po vjen procesori i gjeneratës së tretë i kompanisë, Threadripper, dhe madje duke filluar me modelin 24-bërthamësh i cili pritet në nëntor.

AMD deri më tani ende nuk i ka zbuluar pllakat e reja amë TR4, gjë që është e pazakontë sepse Threadripper i gjeneratës së tretë e mbështet PCIe 4.0.

Megjithatë, në ndihmë vjen MSI. Kompania e zbuloi rastësisht në faqen e vet promovuese "Shout out for MSI" Creator TRX40 – pllakën e vet të parë amë për gjeneratën e ardhshme të procesorëve Threadripper. Nëse thashethemet më të reja janë të vërteta, pllaka TRX40 duhet t'u ofrojë përdoruesve Threadripper memorie katërkanalëshe, mbështetje për PCIe 4.0 dhe mbështetje për serinë e procesorëve AMD Ryzen Threadripper 3000.

Fansat e AMD mund të presin më shumë informacione rreth gjeneratës së ardhshme të procesorëve AMD Threadripper gjatë javëve të ardhshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat