Robotët që shërbejnë klientët dhe marrin porosi, pjesë e një restorani në Indi

Teknologji

Robotët që shërbejnë klientët dhe marrin porosi, pjesë e një restorani në Indi

Më: 17 tetor 2019 Në ora: 16:00
Robotët që shërbejnë klientët dhe marrin porosi

Ideja që një ditë robotët përfundimisht mund të zëvendësojnë punë të caktuara nuk është një e re. 

Në fakt, në Nju Delhi të Indisë, duket se disa punë tashmë janë në prag të zëvendësimit, përderisa një restorant ka lansuar disa robotë me emrin Champa dhe Chameli, të cilët do të jenë në gjendje të marrin porosi dhe të ofrojnë shërbim ndaj klientëve.

Pronari i restorantit, Basa, pretendon se ndërsa robotët në restorante në Indi nuk janë saktësisht diçka e re, ai thotë se robotët e tij janë të parët në llojin e tyre. 

Kjo si duket për faktin se këta robotë mund të bredhin rrotull lirshëm, ndërsa në të njëjtën kohë ata edhe janë prodhuar në Indi, ndryshe nga robotët e tjerë që zakonisht importohen nga Kina.

Sipas Basa, “Megjithëse ka disa restorante në Indi ku robotët u shërbejnë klientëve, Robo Chef është ndoshta restoranti i parë ku nuk ka ndonjë pistë të veçantë për ta. Ata mund të lëvizin në çdo sipërfaqe uniforme.”

Ai shton se “robotët kanë 17 lloje sensorë që kuptojnë mjedisin, nxehtësinë, duhanin, identifikojnë personat, përshëndesin dhe mirëpresin njerëzit.”

Robotët që përdoren në industrinë e shërbimeve po rriten gjithnjë e më shumë. 

Vende si Japonia dhe Koreja tashmë punësojnë robota në vende të ndryshme, si në qendrat tregtare dhe aeroporte ku mund të përdoren për të përshëndetur klientët dhe pasagjerët, dhe gjithashtu japin informacion shtesë kur është e nevojshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat