LG ka bërë të ditur çmimin dhe datën e lansimit të smartfonit të palosshëm G8Xt

Teknologji

LG ka bërë të ditur çmimin dhe datën e lansimit të smartfonit të palosshëm G8Xt

Më: 24 tetor 2019 Në ora: 22:36
G8Xt

Smartfoni i fundit nga LG, do të lansohet në Shtetet e Bashkuara më një nëntor, derisa para porositë do të fillojnë nga 25 tetori.

Me të dalë në shitje në fillim të muajit, me çmim fillestar prej 630 eurove, G8X do të jetë në dispozicion edhe në tregjet tjera të mëdha si Gjermani, Brazil, Japoni, Turqi, Meksikë dhe Spanjë.

Raportohet se çmimi fillestar për këtë telefon fillon nga 200 euro, derisa nëse blihet me telefoninë AT&T, mund të paguhet për 30 muaj.

Ky çmim është shumë i arsyeshëm për LG G8X, që e ka procesorin Qualcomm Snapdragon 850, 6 GB RAM, kamerë të trefishtë dhe bateri 4,000mAh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat