“Facebook” ndryshon “logo”, prezantohet emblema e re e kompanisë

Teknologji

“Facebook” ndryshon “logo”, prezantohet emblema e re e kompanisë

Më: 5 nëntor 2019 Në ora: 12:47
Foto

Facebook ka prezantuar logon e re të tij që përfaqëson kompaninë e Silicon Valley, e ndryshme nga ajo e rrjetit social. Lëvizja synon të nxjerrë në pah markën Facebook, që operon një varg aplikacionesh dhe shërbimesh, përfshirë mesazhet, ndarjen e fotove, realitetin virtual dhe po zhvillon edhe monedhën dixhitale.

Logoja e re, në thelb emri i kompanisë në shkronja të gjalla, do të stampohet në familjen e tij të ofertave, përfshirë Whatsapp, Messenger, Instagram, Oculus, Workplace, Portal dhe Calibra.

Logoja e re e korporatës është një mënyrë për të komunikuar më mirë me njerëzit dhe bizneset që përdorin shërbimet tona – thanë drejtuesit e Facebook. E gjithë kjo vjen ndërkohë që kompania është vënë nën hetimin e rregullatorëve nëpër botë për mënyrën se si e kontrollon përmbajtjen në platformat e saj me disa politikanë dhe aktivistë që kërkojnë shtypjen e gjigandëve të Silicon Valley. Po ashtu, calibra, portofoli dixhital i Facebook dhe monedha virtuale e pritshme libra, janë përballur me kritika të rregullatorëve dhe ligjvënësve në vende të ndryshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat