AnTuTu i ka publikuar listat e veta më të reja Top 10 të telefonave me performancat më të mira, të regjistruar gjatë muajit tetor.
Më herët, vegla e benchmarkut i kishte publikuar listat vetëm për modelet premium, ndërsa tani ofrohet përmbledhja edhe për segmentin e mesëm. Rezultati i treguar e paraqet vlerën mesatare të arritur nga secili telefon në AnTuTu V8, raporton GSMArena.
Në pozicionin prijës është Vivo NEX 3 5G, me rezultatin prej 482.917 pikëve. Në vendin e dytë është edhe një telefon Vivo - iQOO Pro 5G, i cili arriti 481.997 pikë, ndërsa në vendin e tretë është OnePlus 7T me 481.784 pikë.
Në listë janë edhe telefonat OnePlus 7T Pro, Asus ROG Phone II, Xiaomi Mi 9 Pro 5G, Black Shark 2 Pro, Realme X2 Pro, Meizu 16s Pro dhe Redmi K20 Pro Premium.
Kur bëhet fjalë për telefonat nga segmenti i mesëm, Honor 9X Pro është i pari me 299.119 pikë. Pasojnë Honor 9X dhe Honor 20S në vendin e dytë dhe të tretë.