Opsioni i Instagram-it që nuk e dinit

Teknologji

Opsioni i Instagram-it që nuk e dinit

Më: 11 nëntor 2019 Në ora: 00:58
Instagram

Instagram ka një opsion të cilin shumica njerëzve rrallë se ia dinë funksionin. Bëhet fjalë për Arkivën (Archive).

Ndodh që herë pas here t’i fshini fotot nga profili, por vjen një kohë që pendoheni. Prandaj, Instagram ka krijuar prej kohësh opsionin që ju lejon të hiqni fotot nga profili, por pa i fshirë. Arkiva ju ndihmon që herë pas here të riktheni fotot që ndoshta ju merr nostalgjia.

Arkiva (Archive) njihet shumë pak nga përdoruesit për shkak se nuk u njoftua zyrtarisht nga Instagram në momentin që doli.

Si të arkivoni fotot:

Shkoni te fotoja që doni të hiqi, por jo ta fshini përgjithmonë

Kliko tek tre pikat në të djathtë të fotos

Shtyp Arkiva (Archive)

Më pas fotoja do të hiqet nga profili

Si të ktheni në profil një foto të arkivuar:

Shkoni tek profili dhe shtypni tre vizat horizontale që shfaqen në të djathtë të celularit

Shtyp Arkiva (Archive)

Fillimisht ju del arkiva për historitë (Stories Archive), por çojeni tek arkiva e postimeve (Post Archive)

Shkoni te fotoja që doni të riktheni

Shtypni tre pikat që ndodhen në të djathtë të fotos

Shtyp “Shfaqu në Profil” (Show on Profile) dhe fotoja do të rikthehet në profilin tuaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat