Oppo prezanton orën e parë inteligjente

Teknologji

Oppo prezanton orën e parë inteligjente

Më: 9 mars 2020 Në ora: 08:07
Foto ilustrim

Oppo Watch është ora e parë inteligjente e kompanisë e cila u prezantua ditën e sotme krahas smartfonit flagship Find X2 në Pekin.

Ora vjen me Android, procesor Snapdragon Wear 2500, 1GB RAM dhe 8GB memorie të brendshme. Ashtu si orët e Apple, ora inteligjente e Oppo ju lejon të kryeni telefonata përmes një eSIM, të bëni pagesa përmes NFC dhe të gjurmoni ritmin e zemrës, performancën e ushtrimeve, ciklet menstruale dhe cilësinë e gjumit.

Ajo që i mungon kësaj ore është sensori elektrik i rrahjeve të zemrës që do të thotë se nuk mund të realizon EKG me të.

Ora vjen në dy ngjyra dhe forma: 46mm me ekran AMOLED 1.91-inç i cili duhet të zgjasë për 40 orë me një karikim të vetëm dhe 41mm me ekran 1.6-inç dhe bateri 24 orë.

Orët karikohen për 17 minuta në 50% përmes teknologjisë VOOC të Oppo. Të dy modelet kanë nivele të ndryshme rezistence ndaj ujit ku modeli më i madh është 5ATM dhe i vogli 3ATM.

Oppo Watch del në shitje në Kinë më 24 Mars për 290 dollarë për modelin 46mm dhe 220 dollarë për modelin 41mm. Gjithashtu do të ofrohet një edicion Stainless Steel prej 360 dollarësh me xham prej safirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat