Microsoft arrin objektivin madhor me Windows 10 - Bota Sot
Microsoft arrin objektivin madhor me Windows 10

Teknologji

Microsoft arrin objektivin madhor me Windows 10

Më: 17 mars 2020 Në ora: 15:26
Foto ilustrim

Kompania inkurajon përdoruesit të kalojnë në Windows 10 ose të blejnë një kompjuter të ri me këtë sistem operativ.

Microsoft tha ditën e Hënë se sistemi operativ Windows 10 tashmë përdoret nga mëse 1 miliardë pajisje aktive në muaj.

Objektivi vjen pak muaj pasi Microsoft zyrtarisht i dha fund mbështetjes për Windows 7, sistemin operativ të përdorur në miliona kompjutera që prej 2009.

Kompania inkurajon përdoruesit të kalojnë në Windows 10 ose të blejnë një kompjuter të ri me këtë sistem operativ.

Fundi i mbështetjes për Windows 7 ishte një ndihmesë për rritjen e Windows 10-ës dhe është një prej tre mujorëve më të mirë që kur CEO Satya Nadella mori drejtimin e kompanisë duke u rifokusuar në shërbimet cloud.

Muajin e kaluar Microsoft tha se nuk do të arrijë objektivat financiarë këtë tre mujor për shkak të pandemisë së koronavirusit e cila ka dëmtuar shitjet e kompjuterëve dhe licencave Windows 10.

Humbjet e kësaj periudhe do të rikuperohen në tre mujorët e ardhshëm.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat