Alibaba planifikon të investojë 28 miliardë dollarë në shërbimet e bazuara në cloud - Bota Sot
Alibaba planifikon të investojë 28 miliardë dollarë në shërbimet e bazuara në cloud

Teknologji

Alibaba planifikon të investojë 28 miliardë dollarë në shërbimet e bazuara në cloud

Më: 20 prill 2020 Në ora: 19:19
Foto ilustrim

Kompania e madhe kineze Alibaba Group Holding po planifikon të forcojë biznesin e saj që bazohet në cloud, sidomos tani pas shpërthimit të ri të koronavirusit ka shtuar kërkesën për shërbime që janë të varura në internet.

Gjigandi kinez i tregtisë elektronike njoftoi të hënën për planet e saj për një investim të madh që do ta bëjë në planin e saj tre vjeçar që shkon në shumën marramendëse prej 28 miliardë dollarëve.

Kjo shumë e madhe e investimeve do të orientohet në operacionet e reja, pasi kompania synon të ndihmojë bizneset të përshpejtojnë kalimin e tyre tek shërbimet dixhitale, aq më shumë tani në mesin e pandemisë COVID-19.

Investimet do të përqendrohen në bazën e SHBA të Alibaba dhe përfshijnë fushat sikurse sistemi operativ, shërbimet e bazuara në cloud, serverët, procesorët e rinj dhe rrjetet në përgjithësi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat