Fshijeni me lehtësi historinë në Instagram, largoni përgjithmonë evidencat e padëshirueshme - Bota Sot
Fshijeni me lehtësi historinë në Instagram, largoni përgjithmonë evidencat e padëshirueshme

Teknologji

Fshijeni me lehtësi historinë në Instagram, largoni përgjithmonë evidencat e padëshirueshme

Më: 6 maj 2020 Në ora: 17:16
Ilustrim

Sa herë që shikohet historia e kërkimeve në platforma të ndryshme, shumica e njerëzve gjejnë gjëra, që as që iu kujtohet se i kanë kërkuar.

Po sikur këto gjëra të shihen nga dikush tjetër, mund të mendojnë se jeni nga njerëzit e çuditshëm, që e shfrytëzojnë internetin edhe për gjëra jo të zakonshme.

Apo thjeshtë në afërsi tuajën është ndonjë familjar apo shok dhe në momentin që jeni duke bërë kërkime, iu shfaqet edhe historia dhe mund të vë në pozitë të sikletshme edhe nëse nuk shfaqet ndonjë kërkesë eksplicite.

Që ta mbroni vetën nga këto situata, por edhe ta lehtësoni kërkimin në Instagram, fshijeni në tërësi historinë dhe largoni evidencat e padëshirueshme, që të mos i shihni më

Mjafton që të hyni në llogarinë tuaj dhe shkoni në Seting, për të hyrë më pas në Security. Kur klikoni aty, iu hapet një faqe tjetër, ku duhet të shkoni poshtë dhe të klikoni në Clear Search History.

Vetëm klikonin në shenjat X që janë anash dhe i keni larguar të gjitha kërkime e mëhershme, që për arsye të ndryshme, më nuk doni t’i shihni.

Image
Instagram
Image
Instagram
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat