Trump zgjat ndalimin e Huawei deri në maj 2021 - Bota Sot
Trump zgjat ndalimin e Huawei deri në maj 2021

Teknologji

Trump zgjat ndalimin e Huawei deri në maj 2021

Më: 14 maj 2020 Në ora: 15:03
Huawei

Shtetet e Bashkuara tani po ndalojnë kompanitë e saj të bashkëpunojnë me Huawei dhe ZTE në një afat më të gjatë.

Një vit më parë, Huawei u “rendit në listë të zezë” nga Shtetet e Bashkuara.

Që atëherë, kompanitë amerikane janë ndaluar të punojnë me Huawei.

Deri më tani, kufizimet e tregtisë nga Huawei janë shikuar çdo 90 ditë, por tani presidenti i SHBA-së Donald Trump ka vulosur të ashtuquajturën ndalim Android në një afat të gjatë.

Siç raporton Reuters, Trump tani ka shtrirë kufizimet tregtare midis kompanive amerikane dhe Huawei dhe ZTE deri më 1 maj 2021.

Deri më tani Huaweit i është ndaluar që të mos ketë të instaluar në telefonat e saj shërbimet e Google.

Që atëherë, Huawei ka shpenzuar shumë para për të zhvilluar një alternative të shërbimeve mobile Google.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat