Giphy me drojë siguron që nuk i ka hequr GIF-at e Zuckerbergut - Bota Sot
Giphy me drojë siguron që nuk i ka hequr GIF-at e Zuckerbergut

Teknologji

Giphy me drojë siguron që nuk i ka hequr GIF-at e Zuckerbergut

Më: 18 maj 2020 Në ora: 12:29
Foto ilustrim

Derisa të premten doli lajmi se Facebook kishte blerë Giphy-n, interneti shkoi në panik për shkak të sendit më të vlefshëm tek kjo faqe: GIF-at e Mark Zuckerbergut.

A do ta zhveshë tani këtë platformë drejtori ekzekutiv, nga shumë GIF-a të Zuckerbergut?

Për fat, drejtori dhe redaktori i Giphy, Tyler Menzel, ishte i shpejtë për t’i siguruar të gjithë se është mjaft i sigurt (?) se asgjë nuk do t’i ndodhë GIF-ave të Zuckerbergut.

“Dëgjuam për lajmet se do ti heqim disa GIF-a, posaçërisht ato të Mark Zuckerbergut”, shkroi Menzel në Twitter. “Dua ta bëj të qartë se i heqim vetëm përmbajtjet të cilat shkelin parimet tona”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat