“Facebook” dërgon para gjykatës Komisionin Evropian - Bota Sot
“Facebook” dërgon para gjykatës Komisionin Evropian

Teknologji

“Facebook” dërgon para gjykatës Komisionin Evropian

Më: 2 gusht 2020 Në ora: 19:40
Foto ilustrim

Platforma e medias sociale “Facebook”, ka vënë para gjykatës Komisionin Evropian për shkak të kërkesave për informacion nga krahu ekzekutiv i BE-së, të cilat i konsideron si tepër invazive.

Komisioni i BE-së ka nisur dy hetime antitrusti për sjelljen e “Facebook” në lidhje me praktikat e të dhënave të kompanisë dhe platformën e saj të tregut.

“Natyra jashtëzakonisht e gjerë e kërkesave të Komisionit do të thotë që neve do të na kërkohet të dorëzojmë dokumente kryesisht të parëndësishme, që nuk kanë asnjë lidhje me hetimet e Komisionit, përfshirë informacione personale shumë të ndjeshme”, tha Tim Lamb, avokati për Konkurrencën i FB, raporton ATSh.

“Ky informacion përfshin informacionin mjekësor të punonjësve, dokumentet personale financiare. Ne mendojmë se kërkesa të tilla duhet të rishikohen nga gjykatat e BE-së”, shtoi ai.

KE njoftoi se do ta mbronte çështjen në gjykatë dhe se hetimi në “Facebook” vazhdon.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat