Microsoft do e përforcojë XboX duke e blerë ZeniMax Media-n për 7.5 miliardë dollarë

Teknologji

Microsoft do e përforcojë XboX duke e blerë ZeniMax Media-n për 7.5 miliardë dollarë

Më: 22 shtator 2020 Në ora: 15:46
Foto Ilustrim

Ekipi i XboX, në kuadër të Microsoft, do zgjerojë ndjeshëm listën e studiove të zhvillimit të lojërave që nga e hëna, duke e njoftuar blerjen e firmës ZeniMax Media për 7.5 miliardë dollarë.

Ndërmarrja e lojërave posedon disa zhvillues kryesorë të lojërave në industri, përfshirë Bethesda Softworks, krijuesin e lojërave post-apokaliptike siç është Fall Out dhe serinë fantazi Elder Scrolls, shkruan Cnet.

Blerja rritë numrin e studiove për zhvillimin e lojërave të Microsoft nga 15 në 24.

“Lojërat e Bethesda-s kanë pasur gjithmonë një vend të veçantë në Xbox dhe në zemrat e miliona lojtarëve në të gjithë botën,” tha kreu i Xbox Phil Spencer në një deklaratë.

Masa vjen pasi u kthye mbrapsht oferta e Microsoft për marrjen e aksioneve në TikTok, rrjeti social me bazë në Kinë që merr më shumë se dy miliardë shkarkime në të gjithë botën. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat