Pas standardeve të dyfishta me modelet e kolme, Instagram ndryshon politikat për censurimin e fotove nudo

Teknologji

Pas standardeve të dyfishta me modelet e kolme, Instagram ndryshon politikat për censurimin e fotove nudo

Më: 28 tetor 2020 Në ora: 23:47
Nyome Nicholas-Williams

Modelja britanike, Nyome Nicholas-Williams nisi 3 muaj më parë një fushatë në Instagram me hashtagun #iwanttoseenyome, sepse rrjeti social fshiu disa foto të saj me pretekstin se zbulonin më shumë seç duhej. Nyome publikoi në gusht një fotografi ‘topless’ dhe gjoksin e mbulonte me duar, por Instagrami e fshiu direkt foton.

Modelja reagoi menjëherë ashpër pas kësaj, duke u shprehur se nuk arrin të kuptojë pse fotografitë nudo të Kim Kardashian dhe Emily Ratjakowski lejohen, ndërsa të modeleve të kolme hiqen. Gjatë fushatës Nyome mblodhi 20 mijë firma përmes një peticioni dhe pas disa muajsh Instagrami rregulloi politikat në lidhje me fotot nudo.

“Me përditësimin e ri, ne do të lejojmë përmbajtjet ku dikush thjesht përqafon ose mbulon gjoksin e tij me duar. Dhe, nëse ka ndonjë dyshim, do të kërkojmë që vlerësuesit të lejojnë që përmbajtja të qëndrojë apo jo”, ka njoftuar Instagrami pas ndryshimeve.

Megjithatë Instagram dhe Facebook nuk do të lejojnë fotot provokuese ose nëse ka ndryshim të dukshëm në formën e gjinjve.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat