Spotify ka 320 milionë përdorues

Teknologji

Spotify ka 320 milionë përdorues

Më: 30 tetor 2020 Në ora: 18:41
Spotify

Pas një rënie gjatë pandemisë së Covid-19, Spotify shënoi rritje të numrit të përdoruesve në tre muajt e fundit. Shërbimi tashmë ka 320 milionë përdorues aktiv dhe 144 milionë përdorues me pagesë, një rritje nga 299 milionë përdorues aktivë dhe 138 milionë përdorues me pagesë në tre mujorin e dytë të 2020.

Rivalët më të afërt Amazon Music dhe Apple Music kanë konkretisht 55 dhe 60 milionë përdorues me pagesë. Të ardhurat e Spotify ishin 1.98 miliardë euro ose 14% më shumë se tre mujorin e kaluar.

Megjithatë raportoi humbje prej 101 milionë euro ndërsa vitin e kaluar kishte 241 milionë euro fitim. Humbja ka ardhur si rezultat i paketave familjare me zbritje që kompania shiti për të joshur përdorues të rinj.

Pandemia i dha një goditje konsumit të muzikës në fillim të vitit kur konsumatorët në mbarë botën ndaluan së udhëtuari dhe daljet në punë ishin të ndaluara.

Spotify thotë se dëgjimi i muzikës është kthyer në nivelet e normalitetit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat