WhatsApp prezanton ndryshimet e reja për hapësirën brenda aplikacionit

Teknologji

WhatsApp prezanton ndryshimet e reja për hapësirën brenda aplikacionit

Më: 8 nëntor 2020 Në ora: 12:23
WhatsApp

WhatsApp ka prezantuar mënyra të reja, më të thjeshta për të menaxhuar hapësirën brenda aplikacionit, përkatësisht hapësirën e zënë nga fotot, videot, mesazhet zanore dhe dokumentet e tjera të shpërndara nga kontaktet në aplikacion.

Më herët, aplikacioni kishte mundësuar fshirjen e artikujve të caktuar, por procesi i ri është shumë më i thjeshtë se më parë. Tipari i ri i rifreskuar është në dispozicion përmes WhatsApp  Settings → Storage and data → Manage storage.

Veçoritë e reja ju lejojnë të rishikoni, fshini me shumicë dhe të lironi hapësirën e ruajtjes të marrë nga dokumentet e ruajtuara në WhatsApp.

WhatsApp e ka bërë edhe një video për të demonstruar se si ndryshimet e reja funksionojnë në aplikacion, dhe se si mund t’i aktivizoni të njëjtat.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat