Instagram i bashkohet listës së aplikacioneve të medieve sociale që nuk funksionojnë në vendin tonë

Teknologji

Instagram i bashkohet listës së aplikacioneve të medieve sociale që nuk funksionojnë në vendin tonë

Më: 10 dhjetor 2020 Në ora: 14:50
Foto Ilustrim

Problemet filluan gjatë orës 8 të mëngjesit.

Facebook, Instagram dhe Messenger të gjitha janë bërë të papërdorshme që në mëngjesin e sotshëm.

Me sa duket ky problem nuk është vetëm në Kosovë por në të gjithë Evropën. Sipas aplikacionit “Down Dedector”, problemi filloi rreth orës 8 të mëngjesit dhe ka prekur të gjithë përdoruesit rreth Evropës.

Europa perëndimore është më e prekura nga ky problem.

Ndërsa problemi është akoma i pa qartësuar, rreth 80% e përdoruesve nuk mund të dërgojnë dhe pranojnë mesazhe, ndërsa 20% nuk mund të qasen fare në aplikacion. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat