Facebook e ka seriozisht! Do lexojë mendjen e njerëzve

Teknologji

Facebook e ka seriozisht! Do lexojë mendjen e njerëzve

Më: 16 dhjetor 2020 Në ora: 20:06

Dje, kompania e Facebook iu tha punonjësve të saj se është duke kërkuar dhe zhvilluar për një opsion të ri që do të ndihmojë në përmbledhjen e artikujve të lajmeve, në mënyrë që përdoruesëve të mos i duhet t’i lexojnë ato.

Përveç kësaj, në planet e së ardhmes është gjithashtu një sensor nervor që arrin të zbulojë mendimet tona dhe t’i përkthejë ato në veprim. Këto njoftime dhe demonstrime të produkteve ishin pjesë e një takimi të fundvitit, në mbarë kompaninë, viti i të cilit është shoqëruar nga polemikat, pakënaqësia e punonjësve dhe proceset gjyqësore të shumta.

Gjithsesi, pavarësisht trazirave, drejtuesit e kompanisë thanë se Facebook ka bërë progres, duke shtuar rreth 20,000 punëtorë të rinj këtë vit. Me më shumë njerëz në të gjithë botën në shtëpi, kompania ka patur përdorim rekord. Trafiku gjatë gjithë marsit ishte i ngjashëm me atë të darkës të Vitit të Ri, që është zakonisht periudha më e ngarkuar e Facebook-ut gjatë një viti.

“Investimet tona në teknologji nuk kanë të bëjnë vetëm me mbajtjen e shërbimeve tona në funksionim,” – u shpreh shefi i tekonologjisë së kompanisë, duke krahasuar shpejtësinë e përmirësimeve të Facebook në mesazhe me avancimin e vaksinës Covid-19.

“Ne jemi duke hapur rrugën për përparime të reja që, dhe pa e hiperbolizuar, do të përmirësojnë jetën e miliarda njerëzve.” Ndonëse nuk janë dhënë më shumë detaje për planet e ardhshme, inteligjenca artificiale duket se është një nga objektivat më të rëndësishme të kompanisë për vitet në vijim. Sensorët pritet që të marrin sinjale që vijnë nga truri dhe të lejojnë përdoruesin të bëjë një veprim fizik. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat