Huawei do të ndërtojë një fabrikë të pajisjeve të rrjetit në Francë

Teknologji

Huawei do të ndërtojë një fabrikë të pajisjeve të rrjetit në Francë

Më: 17 dhjetor 2020 Në ora: 20:45
Huawei

Huawei i Kinës tha të enjten se do të investojë 200 milionë euro në ndërtimin e një fabrike të pajisjeve të rrjetit të telefonisë celulare në lindje të Francës.

Dhe një vendim i tillë, siç shkruan Reuters, vjen kufizimeve franceze në firmat që përdorin pajisjet e saj 5G.

Siç bëhet e ditur, fabrika fillimisht do të punësojë 300 persona, duke u rritur në 500 në një periudhë më të gjatë, dhe produktet e saj do të shkojnë për klientët evropianë të Huawei.

Kompania teknologjike kineze, e cila tashmë kishte planifikuar planet për një fabrikë franceze, tha në mars se do të vazhdonte, pavarësisht nëse qeveria franceze “goditi” ndërmarrjet e telekomit që përdornin pajisjet e saj.

Impianti vlerësohet të jetë pjesë e përpjekjeve për të lehtësuar shqetësimet në mbarë botën të nxitura nga akuzat e SHBA-së, të mohuara vazhdimisht nga Huawei, se Pekini mund të përdorë pajisjet e kompanisë për spiunim.

Franca nuk i ka ndaluar operatorët e telefonisë celulare që të përdorin pajisjet Huawei plotësisht, por në korrik autoritetet u thanë kompanive të telekomit që planifikonin të blinin pajisjet 5g të firmës se ata nuk do të ishin në gjendje të rinovonin licencat sapo të skadonin ato.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat