Vaksinat për coronavirus mund të “zhdukin” video-bisedat, Zoom përgatit dy shërbime tjera për të konkuruar me Google dhe Microsoft

Teknologji

Vaksinat për coronavirus mund të “zhdukin” video-bisedat, Zoom përgatit dy shërbime tjera për të konkuruar me Google dhe Microsoft

Më: 23 dhjetor 2020 Në ora: 21:59
Foto ilustrim

Platforma e videokonferencave Zoom ka pasur një vit të madh, me çmimin e saj të aksioneve në rritje më shumë se 500 përqind për shkak të rritjes së paparë të punës në distancë, si pasojë e coronavirusit.

Por tani kompania po kërkon të zgjerohet përtej video-bisedës dhe në territore të reja, shkruajnë mediat e huaja.

Bëhet fjalë për shërbime si email dhe shërbime kalendarike, sipas një raporti të ri nga The Information, shërbime këto ndoshta për të konkuruar me Google dhe Microsoft.

Kompania tashmë është duke punuar në produktin me email, i cili thotë se raporti do të jetë një shërbim i postës elektronike në internet që Zoom mund të fillojë testimin që nga viti i ardhshëm.

Ndërkohë që aplikacioni i kalendarit duket më larg dhe është e paqartë nëse zhvillimi madje ka filluar.

Të dyja idetë po vlerësohen si inteligjente për tu eksploruar nga Zoom, veçanërisht nëse kompanitë fillojnë të sjellin punonjësit përsëri në zyrë dhe mbështetja në rënie e videokonferencave vazhdon ndërsa shpërndarja e vaksinave COVID-19 rritet deri në vitin 2021. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat