Monopoly ka nxjerrë në treg edicionin më të ri, “Longest Game Ever”

Teknologji

Monopoly ka nxjerrë në treg edicionin më të ri, “Longest Game Ever”

Më: 28 dhjetor 2020 Në ora: 11:26
Foto Ilustrim

Me 66 prona, 38 më shumë se versioni origjinal, ju përsëri duhet të blini të gjitha që të fitoni lojën.

Monopoly ka nxjerrë në treg edicionin më të ri të lojës të quajtur “Longest Game Ever”, e cila ka 66 prona në total

Me 38 prona më shumë se versioni origjinal, kjo lojë po që është e garantuar të zgjasë më shumë.

Kjo lojë gjithashtu ka vetëm një zar, kurse loja origjinale ka dy zare.

Ankandet nuk lejohen në këtë lojë, por në manual janë të përfshira disa rregulla të reja që lejojnë lëvizjen e parave që të vazhdoj loja më gjatë.

Një dallim tjetër në këtë lojë është se nëse dikush ndalon në zonat e parkimit pa pagesë, ata do të paguhen.

Gjithashtu kjo lojë nuk mbaron ku ju i blini të gjitha pronat, loja mund të vazhdoj edhe pasi të deklaroni falimentim. Pra kjo lojë ka 3 versione se si mund të fitoni lojën.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat