Slack pëson ndërprerje në mbarë botën

Teknologji

Slack pëson ndërprerje në mbarë botën

Më: 4 janar 2021 Në ora: 20:46
Slack

Slack, shërbimi i komunikimit përdorur nga miliona njerëz për punë dhe shkollë, pësoi një ndërprerje globale ditën e hënë.

Shërbimi pësoi ndërprerjen në ditën e parë kur të gjithë po kthehen në punë dhe shkollë nga sezoni i pushimeve të fundvitit dhe tregon sesa të rëndësishme janë bërë shërbimet online për njerëzit.

Ndërprerja preku SHBA, Gjermaninë, Indinë, Britaninë, Japoninë veçanërisht. Shërbimit ju deshën 3 orë për tu rikthyer.

Slack u krijua në 2013-ën dhe me shpejtësi u shndërruar në një mjet jetik për hapësirat e punës. Kompania doli publikisht në 2019-ën me një vlerë tregu prej 19.5 miliardë dollarë.

Gjatë këtij viti platforma raportoi 12 milionë përdorues ndërsa vlera e tregut sot është 24 miliardë dollarë. Aktualisht është në proces shitjeje tek Salesforce.com për 27.7 miliardë dollarë, një përpjekje për të konkurruar Microsoft në këtë hapësirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat