Australianët do ta mbajnë dëshminë e vaksinimit në telefonat e tyre

Teknologji

Australianët do ta mbajnë dëshminë e vaksinimit në telefonat e tyre

Më: 7 shkurt 2021 Në ora: 12:30
Dëshmia e vaksinimit duhet të jetë në dispozicion në aplikacionet MyGov dhe Express Plus Medicare, brenda javëve të ardhshme

Qytetarëve australianë do tu dërgohet nga një certifikatë në telefonat e tyre të mençur si dëshmi se ata janë vaksinuar kundër COVID-19.

Dëshmia e vaksinimit duhet të jetë në dispozicion në aplikacionet MyGov dhe Express Plus Medicare, brenda javëve të ardhshme.

Certifikata do të ofroj historinë e imunizimit të personit të caktuar dhe po ashtu do të dëshmojë nëse ai është i vaksinuar apo jo, shkruan Daily Mail.

Kjo certifikatë do tu mundësoj qytetarëve të Australisë që të udhëtojnë lirshëm dhe po ashtu të vizitojnë vendet me rrezik të lartë nga prekja me COVID-19 duke përfshirë këtu shtëpitë e të moshuarve dhe spitalet.

Australia ka siguruar më shumë se 150 mijë doza të vaksinave të ndryshme kundër koronavirusit dhe Qeveria po synon të nis vaksinimin e banorëve brenda javës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat