Përfshirja e Apple në shitblerjen e kriptomonedhave, një mundësi e artë për kompaninë dhe industrinë

Teknologji

Përfshirja e Apple në shitblerjen e kriptomonedhave, një mundësi e artë për kompaninë dhe industrinë

Më: 9 shkurt 2021 Në ora: 17:19
Apple

Apple ka një mundësi të artë për të ofruar mekanizma për shitblerjen e kriptomonedhave, një manovër e cila do të ndihmonte kompaninë të fitonte menjëherë pjesë tregu sipas një raporti kërkimor të publikuar ditën e Hënë nga RBC Capital Markets.

Me aksesin në një softuer të klasit botëror dhe një ekosistem të sigurtë, Apple do të adresonte me lehtësi problemet me të cilat përballen individët gjatë blerjes së kriptoaseteve.  Kjo sepse kompania operon në përputhje me ligjet dhe rregullimet e tregut duke përmirësuar sigurinë e aseteve.

Nëse Apple, kompani e cila aktualisht ofron një shërbim si aplikacioni Wallet, shkon në këtë rrugë, kjo lëvizje do ta bënte Amerikën lider global në kriptoasete dhe ulur mundësinë që qeveria të mbyllë këtë industri.

“Sikur Shtetet e Bashkuara të kenë në pronësi pjesën më të madhe të kriptoaseteve, nuk do të ishte logjike dëbimi i tyre,” shkruhej në raport.

Raporti erdhi po të njëjtën ditë kur Elon Musk dhe kompania e tij Tesla zbuluan se kanë blerë 1.5 miliardë dollarë në bitcoin dhe së shpejti do ta pranonin si formë pagese për makinat e saj.

Apple ka vepruar me kujdes në të kaluarën kur është folur për kriptomonedhat. Në 2014-ën dëboi portofolët e kriptomonedhave nga App Store, por më vonë ndryshoi mendim dhe tani i lejon. Por ka ndaluar blerjen e kriptomonedhave me karta krediti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat