PMCO: Skuadra ‘Kings 007’ nga Kosova në PUBG në garë për 1.6 milionë dollarë

Teknologji

PMCO: Skuadra ‘Kings 007’ nga Kosova në PUBG në garë për 1.6 milionë dollarë

Më: 16 shkurt 2021 Në ora: 20:05
Foto ilustrim

Shtetasin e Kosovës po vazhdojnë me suksese të mëdha edhe në video-lojëra.

‘Kings 007 Kosova’, është kualifikuar në rrethin e ngushtë të garave të PMCO (PUBG Mobile Club Online)

Faza e grupeve në PMCO Gjermani, do të fillojë nga 16 shkurti dhe do të zgjasë deri më 21 shkurt.

Nga gjashtë ditët e garës, 16 skuadra do të kualifikohen në finale.

Në rast të triumfit në krejt garën, skuadra e Kosoves do të ketë si shpërblim 1 milionë e 600 mijë dollarë.

Pra, skuadra kosovare ‘Kings 007 Kosova′, me liderin e saj Ibrahim Bajrami, do të fitojë nga 600 dollarë për secilën ndeshje, që do të thotë fare pa kaluar në raundin tjetër, ata do të arkëtojnë rreth 2400 dollarë.

Kurse, çdo ndeshje e fazës finale shpërblehet me 1200 dollarë.

Kjo skuadër edhe më herët kishte marrë pjesë në gara të nivelit të lartë ndërkombëtarë. 

Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat