Facebook bllokon faqen e Maduros për shkak të postimeve të pasakta për COVID-19

Teknologji

Facebook bllokon faqen e Maduros për shkak të postimeve të pasakta për COVID-19

Më: 27 mars 2021 Në ora: 19:02
Nicolás Maduro

Gjiganti i rrjeteve sociale, Facebook, ka bllokuar faqen e presidentit të Venezuelës, Nicolás Maduro, pasi ai pretendoi pa prova se një ilaç bimor mund të shërojë COVID-19, njofton BBC.

Ai pohoi në janar se një tretësirë e barishtes trumzë mund të shërojë sëmundjen. Maduro nuk do të jetë në gjendje të postojë për 30 ditë.

Kompania teknologjike ka thënë se udhëheqësi kishte shkelur vazhdimisht politikat e saj mbi dezinformimin e koronavirusit.

Maduro nuk është i vetmi udhëheqës botëror që përballet me një bllokim nga kompanitë e rrjeteve sociale për postimet për COVID-19.

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump dhe Jair Bolsonaro i Brazilit janë përballur gjithashtu me veprime të ngjajshme për shkak të postimeve të pasakta rreth koronavirusit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat