Tinder i shtyn njerëzit të mendojnë dy herë para se të dërgojnë mesazhe abuzive

Teknologji

Tinder i shtyn njerëzit të mendojnë dy herë para se të dërgojnë mesazhe abuzive

Më: 22 maj 2021 Në ora: 15:14
Foto ilustrim

Aplikacioni për takime “Tinder” do të zbulojë mesazhe abuzive dhe do t’i kërkojë autorit të ndalet dhe të mendojë para se t’i dërgojë ato, përpjekje kjo për të trajtuar ngacmimet.

“Instagram” dhe “Twitter” tashmë përdorin sisteme të ngjashme për të zbuluar komente dhe cicërima abuzive, shkruan BBC.

“Tinder” tashmë pyet njerëzit që marrin mesazhe në të cilat zbulon fraza abuzive: “A ju shqetëson kjo?”

Eksperimenti i “Tinder” demonstroi se të pyeturit e njerëzve për t’u ndaluar dhe menduar, uli sasinë e mesazheve ngacmuese me 10 përqind.

Por kjo do të thotë që 90 përqind e tyre ende “lundrojnë” nëpër rrjetë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat