Snap paraqet syze të reja me realitet të integruar (AR)

Teknologji

Snap paraqet syze të reja me realitet të integruar (AR)

Më: 23 maj 2021 Në ora: 17:28
Foto ilustrim

Syzet e fundit përfshijnë karakteristikat e realitetit të shtuar (AR) dhe kanë aftësinë për të “shfaqur realisht objekte digjitale në botën fizike”, tha drejtori ekzekutiv, Evan Spiegel në një prezantim në takimin vjetor të kompanisë.

Syzet janë të pajisura me dy kamera, katër mikrofona, dy altoparlantë stereo dhe kontrollet në anën e pajisjes

Ekranet lejojnë që përdoruesi të shohë dhe të komunikojë me elementet AR.

Syzet gjithashtu lidhen drejtpërdrejt me filtrat AR të Snapchat dhe platformën e saj Lens Studio.

“Syzet kuptojnë se çfarë është në fushën e tyre të vizionit dhe sugjeron filtra përkatës bazuar në ato që ju rrethojnë”, tha Spiegel, duke shtuar se “atëherë mund të kapni skenën dhe t’ua dërgoni miqve për të ndarë të gjithë fotografinë”.

Ashtu si Spectacles 3, kompania duket se vendos syzet si një mjet për krijuesit, jo si përdoruesit e përditshëm të Snapchat.

Spiegel tha se kompania tashmë ka testuar syzet me një grup krijuesish dhe artistësh.

Por ndryshe nga versionet e tjera të Spectacl, syzet e reja nuk janë në shitje – të paktën jo akoma.

Snap ka postuar një formë për Spectacls në faqen e saj të internetit që lejon dizajnerët që duan të përdorin syze të kërkojnë një palë, por thotë se “Spectacls të reja nuk janë në shitje”.

Kjo nuk është shumë për t’u habitur duke marrë parasysh që kornizat e reja duken shumë më të mëdha se gjeneratat e mëparshme të Spectacl (syzet e fundit peshojnë 134 gram, sipas Snap).

Dhe teknologjia e shtuar ndoshta do të thotë që çmimi do të ishte dukshëm më i lartë se syzet tashmë të shtrenjta prej 3,000 dollarësh.

Duket gjithashtu se jeta e baterisë mund të jetë një problem, pasi Spiegel tha që ato mund të përdoren “afërsisht 30 minuta në të njëjtën kohë”.

Në vend të kësaj, Snap duket se shpreson që Spectacles të frymëzojnë lloje të reja të zhvillimit të AR.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat