Microsoft paralajmëron ardhjen e gjeneratës së re të sistemit operativ Windows

Teknologji

Microsoft paralajmëron ardhjen e gjeneratës së re të sistemit operativ Windows

Më: 1 qershor 2021 Në ora: 15:49
Foto ilustrim

Drejtori ekzekutiv i kompanisë gjigante amerikane Microsoft, Satja Nadela, ka bërë të ditur se është duke ardhur gjenerata e re e sistemit operativ Windows.

Microsoft në konferencën e sivjetme Build 2021 ka zbuluar detaje intertesante, por jo edhe për sistemin e ri operativ të paralajmëruar.

Duke mos dashur të zbulojnë diçka sa i përket anës teknike, Nadela ka thënë se së shpejti zyrtarisht do të flasin për gjithçka sa i përket Windowsit të ri, për të cilin tha se janë duke punuar qe një kohë të gjatë.

Konferenca Build 2021 është mbajtur online për shkak të masave mbrojtëse kundër COVID-19, që deri më tani ia ka marrë jetën miliona njerëzve në mbarë botën. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat